Të premten drejtuesit politikë të PS-së, në 12 qarqe të vendit, raportuan te kryeministri Edi Rama, për rreth pesë orë.
Axhenda përfshinte diskutimet mbi situatën aktuale dhe objektivat për secilin qark zgjedhjet e afërta lokale.
Pjesë e situatës për secilën qark kane qënë edhe krahasimet apo sondazhet që PS-ja po zhvillon në bazë me kandidatët e primareve të deklaruara zyrtarisht nga Sali Berisha si dhe katër emrave që deri me tash kanë dalë nga grupimi “Alibeaj”
Në fund të diskutimit të gjatë ku secili drejtues i PS në nivel qarku ka pasur kohë 10 minuta për të raportuar nuk është dalë me asnjë konkluzion. Takimi do të vijojë me të tjera mbledhje, por qëllimi kryesor ishte puna në bazë, duke u fokusuar tek kandidatët për Këshillat Bashkiake aty ku PS-ja sa duket calon ndryshe nga emrat për kryebashkiakë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje