Gazeta Si – Irani ka ekzekutuar dy burra pas demonstratave në rrugë. Kjo është bërë e ditur nga autoriteti gjyqësor i vendit. Të dy akuzohen për vrasjen e një paraushtaraku, Ruhollah Ajamian, gjatë një ceremonie për të nderuar protestuesin Hadis Najafi, i cili u vra në shtator gjatë protestave të vazhdueshme kundër sistemit.
Gjyqësori iranian i identifikoi të dënuarit si Mohammad Mahdi Karami (22 vjeç) dhe Seyyed Mohammad Hosseini (39 vjeç). “Autorët kryesorë të krimit që çoi në martirizimin e Rouhollah Ajamian u varën”, sqaron agjencia e lajmeve “Mizan Online”.
Të dy ishin pjesë e një grupi prej 16 personash të arrestuar për vrasjen e paraushtarakit Ajamian: pesë u dënuan me vdekje dhe 11 të tjerë, duke përfshirë tre të mitur, morën burgime të gjata, deri në 25 vjet. Të gjithë ata kishin marrë pjesë në një ceremoni që shënonte 40-vjetorin nga vrasja e një protestuesi tjetër, Hadis Najafir, nga forcat e sigurisë.
Gjykata e Lartë hodhi poshtë ankesën e Karamit dhe Hosseinit më 3 janar. Dy të rinj të tjerë të dënuar, Mohsen Shekari dhe Majidreza Rahnavard tashmë janë varur.
Muhamed Mehdi Karamit i është hequr e drejta e mbrojtjes. Kështu tha Mohammadhossein Aghassi, i treguar nga Karami si avokat i tij, por që u refuzua nga gjykata.
Sipas avokatit, Karami kishte nisur një grevë urie në burg për të protestuar kundër “refuzimit të kërkesës sime për të të pasur avokat”, siç kishte bërë të ditur vetë aktivisti 22-vjeçar në një lidhje telefonike nga burgu ku ai po mbahej.
Avokati tha gjithashtu se Karami nuk u lejua të takohej me familjen për herë të fundit para ekzekutimit.
Sipas raporteve nga BBC, avokatët e Hosseinit kanë thënë se klienti i tyre është rrahur dhe lidhur sytë gjatë kohës që ishte në burg.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje