Gazeta Si- Milorad Dodik vazhdon të tregohet besnik i Vladimir Putinit. Akti më i fundit i tij ka të bëjë me nderimin e dhënë ndaj presidentit rus me ‘Urdhrin e Republikës Srpska’ në ditën e 9 janarit për festën e krijimit të Republikës Serbe, një gjë është e pranueshme sipas marrëveshjes së Dejtonit.
Presidenti i entitetit të Bosnje dhe Hercegovinës Republikës Srpska, Milorad Dodik, ndau çmimin me “kujdesin patriotik dhe dashurinë (e Putinit) për Republikës Srpska”. Por ky akt, si dhe parada për këtë ditë është kundërshtuar ashpër nga komuniteti ndërkombëtar, i cili paralajmëroi Dodik për pasojat.
“Në Bashkimin Evropian nuk ka vend për nderimin dhe shpërblimin e politikanëve që urdhërojnë shkatërrimin e një vendi fqinj dhe vrasjen e popullit të tij. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë dhe ky vendim i udhëheqjes së Republikës Srpska është për keqardhje dhe i gabuar”, tha Peter Stano, zëdhënësi i BE-së në një konferencë të rregullt për shtyp.
Stano ka kujtuar se presidenti rus është drejtpërdrejt përgjegjës për agresionin e paligjshëm në Ukrainë dhe se civilët ukrainas po vriten dhe po shkatërrohet infrastruktura civile ukrainase.
Më e ashpër në qëndrim ishte ambasada amerikane në Sarajevo, e cila paralajmëron Dodik se ky akt është shkatërrues për të. “Neni III i Kushtetutës së Dejtonit është i qartë: Republika Srpska duhet të respektojë plotësisht vendimin e institucionit të Bosnjës dhe Hercevoginës, duke përfshirë vendimin përfundimtar dhe detyrues të Gjykatës Kushtetuese të BiH, pavarësisht nëse autoriteteve të RS i pëlqejnë apo jo. Thirrjet për pavarësinë e RS të përsëritura dje, të shoqëruara me pretendime të rreme ligjore rreth kompetencave të saj dhe përpjekjeve për të minuar shtetin e Bosnje dhe Hercegovinës, po e shtyjnë vendin në një rrugë të rrezikshme. Republika Srpska do të shkatërrojë vetëm veten dhe ata përreth saj që ndjekin vullnetin e pavarësisë”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje