Pak ditë më parë, në media u shpërnda gjerësisht vallja në një ambient festiv që Elisa Spiropali hodhi me deputetin ende të regjistruar në logon e PL-së për Shkodrën Agron Çela.
Më herët, Ilir Meta nuk preferoi ta komentonte duke e kaluar si çështje që i takon Spiropalit por në një intervistë të fundit, Meta ka shtuar dozat.
“Bastionet kryesore të Partisë së Lirisë do të jenë Tirana Durrësi dhe Elbasani. Ne kemi bindjen të plotë për një sukses spektakolar të Partisë së Lirisë në të gjithë vendin. Pa më të voglin ndryshim në Shkodër flamuri i ndryshimit do të qëndroje i ngritur. Përpjekjet e dëshpëruara dhe në panik të Edi Ramës nga skandalet e korrupsionit jo vetëm që nuk ja bëjnë më të lehtë përballjen me opozitën e bashkuar në të ardhmen por ndihmojnë në procesin e pastrimit të opozitës” tha Meta për “Report Tv”.
Largimin e Çelës tek PS nuk e kanë konfirmuar vetëm daljet e shpeshta te deputetit me kandidatin e PS-së për bashkinë Shkodër Benet Beci, por edhe zyrtarë të lartë të PS.
Së fundmi edhe Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri konfirmoi largimin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje