Bota

Ministrja e Jashtme gjermane në Ukrainë, viziton Kharkivin në kufi me Rusinë

Gazeta Si – Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, më 10 janar bëri një vizitë të papritur në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, në kufi me Rusinë dhe ku bombardimet e armikut kanë qenë të ashpra.

Atje, ajo premtoi se Gjermania do t’i dërgojë më shumë armë Ukrainës. Vizita e Baerbock në Kharkiv vjen pasi Ukraina raportoi për luftime të ashpra në rajonin lindor të Donjeckut.

Më 5 janar, presidenti amerikan, Joe Biden, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, njoftuan se shtetet e tyre do të dërgojnë makina të blinduara, për ta ndihmuar Ukrainën që të zmbrapsë sulmet ruse.

Gjermania tha se do të dërgojë në Ukrainë rreth 40 makina të blinduara të llojit Marders.

Për një kohë të gjatë, Ukraina ka kërkuar që të pajisjet me armatime të rënda, përfshirë tanke, që do t’i lejonin që të kryente ofensiva. Shtetet perëndimore kanë hezituar që t’i ofrojnë armë të tilla, duke thënë se kanë frikë se një gjë e tillë do të provokonte Rusinë.

Ajo vizitoi vendin vetëm disa ditë pas vendimit të qeverisë gjermane për të furnizuar Ukrainën me automjete luftarake të këmbësorisë Marder, të cilat Ukraina i kishte kërkuar prej kohësh. Kievi po kërkon gjithashtu tanke, por deri më tani Berlini e ka mohuar kërkesën.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë