Gazeta Si – Një sipërfaqe hënore. Një fushë beteje nga Lufta e Parë Botërore. Plaga e luftës në Ukrainë.
Tregojnë shumë fotot satelitore të publikuar nga agjencia “Maxar”, e cila “fikson” një zonë në sektorin Bakhmout-Soledar, dy lokacionet ku po ndodh një betejë e përgjkshme mes rusëve dhe ukrainasve.
Toka në anët e një rruge është e shënuar nga dhjetëra kratere të krijuara nga shpërthimet, secila gropë korrespondon me një goditje topi, me impaktin e një rakete.
Të dy palët përdorin gjerësisht artilerinë, e cila duhet të shkatërrojë pozicionet, të kërcënojë rrugët e komunikimit, të neutralizojë njësitë përparuese. Nuk është rastësi që këtë front e quajnë “Mulliri i mishit”.
Shkatërrimi në Soledarin jugor, afër Bakhmut, Ukraina lindore (1 gusht 2022 – 10 janar 2023)
Fotot satelitore para dhe pas tregojnë shkatërrimin e shkollave dhe ndërtesave në Ukrainën lindore

Një makinë që “gëlltit” mjetet, ushtarët dhe lë një trashëgimi jo shumë të rëndë të municioneve të pashpërthyera në zonë.
Në muajt e fundit rusët kanë arritur të përparojnë me hapa të vegjël duke paguar një çmim shumë të lartë, me valë të dërguara për të sulmuar.
Pasojat për mbrojtësit nuk janë më pak të rënda: është faza më e përgjakshme, thonë nga Kievi. Shpenzimet e municionit janë gjithashtu të mëdha.



Disa ditë më parë, burime amerikane pohuan se shkalla e zjarrit kishte rënë në mënyrë drastike.
Disa vëzhgues kanë shtuar se pushtuesit janë më pak të saktë dhe për këtë arsye priren të sulmojnë kudo për aq kohë sa godasin objektivin.
Një tjetër krahasim para dhe pas që tregon shkatërrime në Ukrainën lindore (1 gusht 2022 – 10 janar 2023)
Shkatërrimi në një nga zonat më të prekura nga konflikti

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje