Anëtari i Këshillit Kombëtar i PD, Dorian Teliti tha se çmimet e banesave në Shqipëri për 3-mujorin e tretë të 2022 janë rritur me rreth 2,5 herë më shumë se në shtetet e Eurozonës.
Sipas tij, referuar Bankës së Shqipërisë, indeksi i çmimeve të apartamenteve në këtë 3-mujor të vitit ishte 17,6% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të 2021.
“Çmimet e banesave gjatë vitit 2022 janë rritur me ritme tre herë më të larta se mesatarja historike.
Për krahasim duke përdorur të dhënat e Eurostat, çmimet e apartamenteve, të matura nga Indeksi i çmimeve të Banesave, në 3-mujorin e tretë të 2022, u rritën me 6,8% në vendet e eurozonës dhe me 7,4% në vendet e BE, krahasuar me të njëjtin 3-mujor të një viti më parë.
Po pse rriten çmimet, në një kohë kur ekonomia shqiptare nuk njeh rritje dhe emigracioni drejt vendeve të tjera është në shifra rekord?
Ka të bëjë me efektin e futjes në vend të parave të pista dhe pastrimit të tyre në sektorin e ndërtimit
Paratë futen në dy mënyra, se pari nëpërmjet investitorëve, të cilët i mbajnë çmimet e larta pasi nuk kanë nevoja akute për cash, sepse ndërtojnë me para jo legale.
Dhe së dyti, nga një pjesë e blerësve, të cilët duke qenë se kanë para të siguruara në rrugë joligjore kanë mundësi të paguajnë çfarëdo çmimi”, tha Teliti.
Ai vëren se ky shtrenjtim, do të vazhdojë edhe më tej, nëse ndodh amnistia fiskale dhe dhënia e pasaportave të arta, dy nisma të qeverisë Rama të cilat BE i ka kundërshtuar.
“Me injektimin në ekonomi të një kanali të ri financiar, deri dje të fjetur, çmimet e apartamenteve në Tiranë do të shtrenjtohen sërish”, vërejti Teliti
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje