Bota

Tornadot godasin jugun e SHBA-ve, viktima dhe dëme në disa shtete

Gazeta Si – Një seri tornadosh përfshiu pjesën jugore të Shteteve të Bashkuara. Disa njerëz u vranë në kontenë Autagua, Alabama, ndërsa autoritetet po përpiqeshin të merrnin trupat.  I shkatërruar është ndërkohë qyteti i Selmës.

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur edhe në Xhorxhia, ku edhe tornadot jashtëzakonisht të dhunshme kanë shkaktuar dëme të mëdha.

Guvernatori i shtetit amerikan të Alabamës, Kay Ivey, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në gjashtë qarqe, të goditura nga stuhitë e dhunshme dhe disa tornado.

Tornadot, të cilët përshkuan qarqet Autauga, Chambers, Coosa, Dallas, Elmore dhe Tallapoosa, shkaktuan dëme të konsiderueshme në infrastrukturë dhe privuan më shumë se 30,000 shtëpi nga lidhjet elektrike. Të paktën katër persona u vranë dhe disa u plagosën.

“Ne do të vazhdojmë të monitorojmë situatën për të përcaktuar nëse është e nevojshme zgjatja e mëtejshme e gjendjes së jashtëzakonshme”, shkroi guvernatori në profilin e saj në Twitter.

Që nga e enjtja, stuhitë kanë prekur, përveç Alabamës, edhe shtetet e Misissippi, Xhorxhia, Tenesi, Florida, Karolina e Veriut dhe Karolina e Jugut.

Autoritetet thanë se më vonë gjatë të premtes mund të kenë një pamje më të qartë të shkallës së dëmit të shkaktuar nga kjo stuhi dhe mund të ketë edhe më shumë viktima, pasi pritet të përmirësohen kushtet atmosferike.

Gjashtë nga viktimat u regjistruan në qarkun Autauga, që gjendet 66 kilometra në verilindje të Selmës, ku vlerësohet se 40 shtëpi janë dëmtuar ose janë shkatërruar nga një tornado që goditi këtë zonë, tha Ernie Baggett, drejtor për menaxhimin e emergjencave në këtë qark.

Të paktën 12 persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor, tha Baggett prë Associated Press.

“Kjo është stuhia më e keqe që kam parë në këtë shtet”, tha Baggett, duke iu referuar dëmeve të shkaktuara.

Në Xhorxhia, një pasagjer vdiq kur një pemë goditi makinën me të cilën po udhëtonte në Xhekson, thanë autoritetet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë