Politike

Hapja e ambasadës shqiptare në Ukrainë, Rama bisedë telefonike me Zelensky

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Ukrainës, Volodymir Zelensky.

Biseda është përqendruar në situatën në Ukrainë, e cila prej shkurtit të vitit të kaluar ndodhet nën agresionin ushtarak rus.

Shqipëria do t’i ofrojë Ukrainës ndihmë humanitare dhe ushtarake, gjë e cila është konfirmuar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Biseda telefonike mes kryeministrit Rama dhe Presidentit Zelensky zhvillohet në kuadër të 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Ukrainës, ndërkohë që pritet hapja e ambasadës shqiptare në Kiev gjatë këtij viti.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë