Gazeta Si – Në Gjermani çdo ditë hidhet në erë një bankomat: një shifër alarmante, që lidhet me faktin se në vend qarkullojnë shumë para cash, që tundohen nga kriminelët dhe se ATM-të me masa të vjetruara sigurie dhe për rrjedhojë janë lehtësisht të “sulmueshme”.
Shifrat u publikuan nga “Bundeskriminalamt”, zyra federale e policisë kriminale gjermane, sipas së cilës kjo “praktikë” është rritur në mënyrë eksponenciale muajt e fundit. Një situatë shumë e ndryshme nga ajo e Danimarkës, ku viti 2022 ishte me zero grabitje bankash.
Në një vit vidhen 20 milionë euro – Vetëm në vitin 2021 me këtë metodë janë vjedhur gati 20 milionë euro.
Por edhe më të larta janë kostot që lidhen me dëmet materiale të shkaktuara nga shpërthimet.
Vetëm në North Rhine vitin e kaluar pati më shumë se 180 sulme ndaj ATM-ve, duke përdorur eksplozivë, rreth 30 më shumë se në vitin 2021.
Në Rheinland-Pfalz, numri i shpërthimeve të ATM-ve është më shumë se dyfishuar: 56 në 2022, 23 në 2021.
Kriminelët e huaj “specialistë” – “Në disa raste, deri në pesë ATM u hodhën në erë brenda një nate në të gjithë Gjermaninë”, – shpjegoi Bastian Kipping, kryeinspektor në zyrën e policisë kriminale të shtetit Rheinland-Pfalz.
Shumë nga sulmet ndaj ATM-ve kryhen nga kriminelë të huaj, kryesisht nga vendet fqinje si Holanda dhe Franca.
Ndër shkaqet që tërheqin këta kriminelë drejt Gjermanisë, është përdorimi ende shumë i lartë i parave cash nga gjermanët, si dhe dështimi, në shumë raste, i masave të sigurisë së shumë bankomateve.
Masat e sigurisë – ATM-të moderne në fakt janë të pajisura me teknologji të lartë apo sisteme ngjyrosëse, që e bëjnë të pamundur përdorimin e parave të vjedhura, ndërkohë që në Gjermani këto masa nuk janë ende të përhapura, shpjegon inspektori i BKA-së.
Për më tepër, përsëri për shkak të shumë parave cash në qarkullim, ka një numër veçanërisht të lartë të ATM-ve në Gjermani: mbi 55,000.
Sulmet ndaj ATM-ve po bëhen gjithashtu gjithnjë e më të rrezikshme për shkak se kriminelët përdorin të ashtuquajturat “eksplozivë të ngurtë”, të cilët nuk mund të neutralizohen dhe për këtë arsye e bëjnë operacionin veçanërisht të rrezikshëm, madje edhe për vetë hajdutët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje