Politike

Çollaku, kërkesë Autoritetit të Dosjeve: Kush nga deputetët ka qenë spiun i Sigurimit?

Çollaku, kërkesë Autoritetit të Dosjeve: Kush nga deputetët ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit

Deputeti i PD, Kreshnik Çollaku, i është drejtuar Autoritetit të Dosjeve me një kërkesë zyrtare për të verifikuar listën e plotë të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë se kush ka qenë ose jo bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

Periudha e verifikimit përfshin vitet 1992-2023

“Kam vendosur t’i drejtohem Autoritetit të Dosjeve, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë kërkesë zyrtare për të verifikuar e për të më vënë në dispozicion, nga 1992 deri në 2023, listën e plotë të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, nëse e kush ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit”, shkruan Çollaku në një postim në Facebook.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë