Politike

Bylykbashi: Përjashtimi nga Alibeaj, nul dhe qesharak  

Nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi, tha se përjashtimi i tij dhe tre kolegëve të tjerë nga Enkelejd Alibeaj si pjesë e grupit parlamentar të PD-së është nul.

“…Ai akt qesharak që opinioni publik mësoi pak ditë më parë nuk ka asnjë vlerë. Juridikisht është nul. Shkelje flagrante e statutit. Ajo hedh dritë te marrëzia dhe dëshpërimi që i ka kapur disa individë për të mbajtur një pushtet që nuk ekziston.

Ky përjashtim nuk vlen. Mua dhe kolegët e mi të PD-së na kanë votuar demokratët. Së pari ne jemi deputetë. Kemi pranuar të konkurrojmë për PD-në, jemi të nderuar për këtë gjë. Jemi shpallur deputetë në emër të PD-së. Askush nuk na e heq këtë tagër përfaqësimi për llogari të PD-së. Këtë nuk e lejon Kushtetuta, Kodi Zgjedhor, rregullorja e parlamentit.

Në aspektin kushtetues e ka vlerën nul. Në aspektin politik e ka vlerën nul. Demokratët e kanë ndarë. Unë jam i nderuar që demokratët më kanë votuar nënkryetar i PD-së. Jemi në një situatë absurdi komik ku pak individë për shkak të një axhende që orkestrohet dhe i intereson Edi Ramës bëjnë këtë situatë”, tha Bylykbashi.

Ai tregoi më tej se vendimi për përjashtimin e katër deputetëve të tjerë Vokshi, Spaho, Baçi dhe Noka iu ishte vënë në dispozicion seancën e fundit parlamentare të 2022.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë