Bota

SHBA: Grupi Wagner prezent ne Serbi, po rekruton ushtarë

Gazeta Si – Një diplomat i lartë amerikan ka shprehur dënimin e grupit mercenar rus Wagner dhe aktivitetet e tij në kombin ballkanik të Serbisë.

“Ne kemi parë që Grupi Wagner po kërkon të rekrutojë ushtarë nga Serbia dhe gjetkë dhe kjo është diçka që ne mendojmë se nuk mund të qëndrojë”, – tha të enjten këshilltari i Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, pas takimit me presidentin serb Aleksandar Vuçiç, në Beograd.

Në fund të një turneu miniballkanik, Chollet tha se ‘Wagner Group’ është i përfshirë në aktivitete të mjerueshme në mbarë botën, në Libi, Republikën e Afrikës Qendrore apo në Ukrainë.

Cholet dhe Vuçiç gjate takimit ne Beograd. Gazeta Si, 13 janar 2023

“Ne folëm për shqetësimet tona dhe mezi presim të punojmë me qeverinë këtu në Beograd dhe gjetkë, ku Wagner është aktiv për t’u dhënë fund aktiviteteve të tyre”, – tha Chollet.

Zyrtari i lartë i DASH i kërkoi Serbisë, një vend me lidhje të thella me Rusinë të përkatësisë etnike dhe besimit, të vendosë sanksione ndaj Moskës.

Dokumente konfidenciale amerikane tregojnë se grupi ushtarak privat po zgjerohet në Europë dhe Afrikë. Zyrtarët e lartë amerikanë po ndjekin gjithnjë e më shumë lëvizjet dhe përpjekjet e një grupi ushtarak privat rus, që po vepron jashtë Ukrainës, ndërsa Moska vazhdon të përdorë organizatën për të nisur operacionet e ndikimit të saj në Afrikë dhe Europë.

Duke u bazuar në kabllogramet e siguruara nga ‘Politico’, Rusia po përdor Wagner-in për të luftuar ndjenjat anti-Putin dhe për të mbrojtur interesat e qeverisë. Grupi Wagner, në pronësi të oligarkut rus Yevgeny Prigozhin, vepron në dhjetëra vende dhe punon me qeveritë në projekte ushtarake dhe politike.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndjekur prej kohësh aktivitetet e grupit në të gjithë botën, veçanërisht në vende të tilla si Siria, ku janë vendosur trupat amerikane.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë