Politike

Hapja e ambasadës në Kiev, Zelenski zbardh telefonatën me Ramën

Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodimir Zelenski këtë të premte.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, presidenti ukrainas bën të ditur se biseda me shefin e qeverisë shqiptare është përqendruar te situata në Ukrainë, e cila prej shkurtit të vitit të kaluar ndodhet nën agresionin ushtarak rus.

Rama, Zelenski dhe Abazoviç. Gazeta Si, 13 janar 2023

“Pata një telefonatë me kryeministrin Edi Rama. Duke uruar për 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet shteteve tona, vuri në dukje hapjen e ambasadës në Kiev. Diskutuam situatën në front, rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë e Ukrainës dhe mbështetjen për formulën tonë të paqes”, – shkroi Zelenski.

Ndërkohë, në lidhje me këtë bisedë zyra e komunikimit e kryeministrit pohoi që është folur për vendimin e Shqipërisë për t’i nisur ndihma Kievit. Shqipëria do t’i ofrojë Ukrainës ndihmë humanitare dhe ushtarake, gjë e cila është konfirmuar disa ditë më parë edhe nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë