Politike

Meta: Mbështesni kandidatin e primareve për bashkinë e Maliqit   

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka mbështetur kandidaturën e dalë nga primaret e PD për bashkinë e Maliqit.

Meta ka hedhur foto të prezantimit të kandidatit, ku në krah është Edmond Spaho, por Meta jo.  

“Mjeku humanist, Dr.Alfred Gega i dalluar për profesionalizmin dhe përkushtimin e palodhur në shërbim të njerëzve në çdo orë të ditës dhe natës e meriton plotësisht mbështetjen për të qenë Kryebashkiaku i ardhshëm i Maliqit.

Vlerat dhe gatishmëria e tij për të qenë pranë qytetarëve janë një garanci e fortë për një Bashkinë vetëm në shërbim të tyre. Falenderoj drejtuesit e Partisë të Lirisë dhe Partisë Demokratike për frymën e bashkëpunimit dhe besimit në fitore.

Maliqi meriton Ndryshimin!”, shkruan Meta në Facebook duke përcjellë edhe foto nga takimi i prezantimit të kandidatit për bashkinë e Maliqit më 14 maj.  


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë