Politike

Shehu pesimist për shkarkimin nga kreu i grupit: Do shihni mrekulli të reja Rama-Alibeaj

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, që është përjashtuar nga grupi me firmë të Enkelejd Alibeajt ka akuzuar këtë të të fundit për të tjera marrëveshje me Ramën në fillimin e sesionit të ri parlamentar të hënën.

Shehu shfaqet pesimist për nismën për shkarkimin e Alibeajt, sa kohe që paralajmëron se nga ky i fundit do të ketë të tjera përjashtime.

“Fatkeqësisht që nesër publiku do të njihet me ‘mrekulli’, të tjera, Rama-Alibeaj. Letra të falsifikuara në emër të grupit të PD, të firmosura nga uzurpatori i pa cipë i tij. Që do të duartrokiten nga Rama&Co. Me përjashtime e dënime të tjera deputetësh këto.

Në kundërshtim të plote me rregulloren, Kushtetutën, demokracinë, të drejtat e deputetit.

Të sjella këto aty si skuth nga ai, që Rama e ‘ushqen’ pikërisht për të mbajtur në amulli grupin tonë”, shkruan ndër radhë Shehu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë