Partia Socialiste festoi 31 vjetorin e FRESSH ku protagonist nuk ishte kryeministri Edi Rama.
Erion Veliaj dominoi një aktivitet të zhvilluar me të rinjtë në Pallatin e Kongreseve, ku morën pjesë disa zyrtarë të PS-së, ndërsa Taulant Balla kreu i grupit zhvilloi një aktivitet nga Fieri.
Ajo që bie në sy është heshtja e kryeministrit Edi Rama. Deri në momentet kur është botuar ky artikull, Rama si rrallë herë nuk i ka bërë ‘share’ në Facebook aktivitetit të të rinjve socialiste që kësaj here u lajmëruan nga zyra e shtypit e kryetarit të Bashkisë dhe jo nga ajo e PS-së.
Kryebashkiaku i Tiranës theksoi ndër radhë se 1/3 e Këshillit Bashkiak të Tiranës përbëhet FRESSH-i. Më shumë se për të rinjtë, Veliaj mbajti një fjalim politik duke shigjetuar kampin kundërshtar dhe kandidatin për Tiranën, Belind Këllici



“Kur dëgjoja kolegët këtu, pyeta veten, pse jemi ndryshe nga të tjerët? Ne nuk jemi nga ata që i mbajnë mikrofonin liderit, që ky të bëjë video në Tik Tok. Ne nuk i kemi aktivistët tanë për të djegur selinë e partisë së tyre, siç bën një parti tjetër. Para një jave, edhe ata kishin përvjetorin e djegies së selisë. Aktivistët tanë nuk bëjnë konspiracione se iu nxehet telefoni dhe mendojnë se i përgjojnë, nuk vuajnë nga komplekse të tilla, nuk djegin shtëpinë e tyre, nuk janë aty si sfond për udhëheqësat, por janë me fuqi reale, me votë reale në forumet ku merren vendimet për qytetet tona,” u shpreh Veliaj.
Ndërsa Balla nga qyteti antik i Apolonisë, ftoi çdo të ri e të re të qarkut të Fierit, të anëtarësohet në Partinë Socialiste
“Kush zgjedh, të japë kontributin e vetë për Shqipërinë duhet të zgjedhë PS. Kush vendos të bëhet pjesë e vendimmarrjes dhe të sjellë ndryshim, duhet të zgjedhë PS”, tha Balla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje