Politike

Gjyqi ndaj Salianjit në Apel shtyhet sërish, mungon një nga anëtarët e trupit gjykues

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore në Apel ndaj deputetit të PD-së, Ervin Salianji. Gjykata ka njoftuar se seanca ishte parashikuar sot në orën 13:30, por për shkak se një nga anëtarët e trupit gjykues nuk është i pranishëm gjyqi është shtyrë për një ditë tjetër

“Sot me date 16.01.2023 ora 13:30, është planifikuar seanca gjyqësore e çështjes penale ndaj të pandehurve Ervin Salianji.

Ju komunikojmë se dhe sot për arsye objektive një nga anëtaret e trupit gjykues nuk do te jete i pranishëm. Ne kushtet e mësipërme, seanca gjyqësore nuk do te mund te zhvillohet.

Dita dhe ora e seancës se ardhshme do te komunikohet sapo te caktohet”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Trupi gjykues i kryesuar nga Artan Gjermeni në Shkallën e Parë e ka dënuar me 1 vit burgim ish-deputetin e PD-së, Ervin Salianji.

Çështja e hetimit ndaj Salianjit ishte për një audiopërgjim të publikuar nga opozita ku pretendohej se ishte një bisedë mes një trafikanti Albert Veliu dhe Agron Xhafajt vëllait të ministrin të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafaj. Në të pretendohej se flitet për transporti të lëndëve narkotike drejt Italisë.

Ky audiopërgjim ishte si pjesë e një investigimi që u krye nga gazetari Jetmir Olldashi, por që u publikua nga ana e PD-së. Ndërsa një audiopërgjim i tillë shkaktoi furtunë politike që solli edhe largimin e Xhafajt si ministër disa muaj më pas. Nga hetimet rezultoi se zëri i Agron Xhafajt nuk ishte origjinal dhe se ai ishte imituar nga ana e Fredi Alizotit, i cili do të deklaronte në prokurori se i kishin afruar një sasi të konsiderueshme eurosh për të realizuar këtë audiopërgjim.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë