Gazeta Si- “Rusia duhet të ndalojë përpjekjet e saj për të rekrutuar serbët për të luftuar përkrah grupit të saj paraushtarak Wagner në Ukrainë”. Kështu deklaroi presidenti serb Aleksandar Vuçiç, i cili kritikoi faqet e internetit të Rusisë dhe grupet e mediave sociale për publikimin e reklamave në gjuhën serbe në të cilat grupi Wagner thërret vullnetarët që t’i bashkohen radhëve të tij.
“Pse ju, nga Wagner, telefononi dikë nga Serbia kur e dini se kjo është kundër rregulloreve tona?”, tha Vuçiç gjatë një transmetim nga televizioni “Happy TV” me qendër në Beograd.
Vullnetarët serbë morën pjesë në luftime së bashku me forcat pro-ruse në Ukrainë në vitet 2014 dhe 2015. Askush nuk i di numrat e saktë, por dhjetëra serbë janë regjistruar për të luftuar në Ukrainë që nga viti 2014, thonë vëzhguesit.
Të martën, agjencia ruse e lajmeve RIA, transmetoi pamjet televizive të dy burrave të maskuar që u identifikonin si vullnetarë serbë në një kurs trajnimi për përdorimin e armëve në pjesët e kontrolluara nga Rusia të rajonit Zaporizhzhia në Ukrainë.
Ligjet serbe ndalojnë pjesëmarrjen e qytetarëve të Serbisë në konfliktet jashtë vendit dhe disa persona janë dënuar për këtë.
Javën e kaluar i dërguari i lartë amerikan Derek Chollet shprehu shqetësimin e fortë për veprimtarinë e grupit të kontraktorëve privatë ushtarakë “Wagner Group” dhe për përpjekjet që po bën ky grup për të rekrutuar ushtarë në Serbi dhe vende të tjera.
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit tha se i ka shprehur këto shqetësime gjatë bisedimeve në Beograd me Presidentin serb Aleksandar Vuçiç. “Kemi parë se Grupi Wagner po përpiqet të rekrutojë ushtarë nga Serbia dhe gjetiu, dhe kjo është diçka që ne mendojmë se nuk mund të vazhdojë”, u tha ai gazetarëve të enjten pas takimit me presidentin serb.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje