Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka deklaruar se asnjë palë brenda PD-së nuk e do bashkimin.
Sipas tij, problemi janë ‘liderët’ e dy pjesëve në PD.
“Asnjëra pjesë nuk do as bashkëpunim as bashkim në thelb, ndaj kjo situatë më bën të rri i tërhequr e mos kontribuoj në degradimin e mëtejshëm të PD. Fati i PD varet nga vullneti i çdo individi që militojnë në parti, nga politikanët, deputetët ata që drejtojnë, nëse nuk ndodhin këto nuk e shoh të mirë situatën në PD. Ky bashkim PD i duhej shumë më herët. Jemi shumë vonë, bashkimi i duhet sot, nesër. Pasnesër është sërish vonë në kuptimin e kohës bashkimi duhet një orë e më parë.
14 maji është thembra e Akilit. Dilema të mëdha ku një pjesë quhet PD zyrtare një pjesë quhet partia e foltores, delegjitimojnë e nuk pranojnë njëra tjetrën. Në thelb janë interesa personale të ngushta që e kanë 𠿟çuar PD drejt këtij fragmentimi. Opozita duhet të kishte dalë me një kandidat”, është shprehur Gjekmarkaj
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje