Politike

Kushtetuesja shqyrton mandatin e Xhaçkës, Bardhi: Vetëm këtu ndodh që deputetja të jetë edhe investitore strategjike

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi të mërkurën mandatin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Evropës, Olta Xhaçka.

Dy grupet brenda PD-së kërkojnë heqjen e mandatit të Xhaçkës, me pretendimin se ka konflikt interesi përmes bashkëshortit të saj që ka fituar statusin e investitorit strategjik.

Pas rrëzimit të kërkesës nga Kuvendi, dy grupe deputetësh në PD e depozituan në Gjykatë Kushtetuese padinë duke e cilësuar si “anti kushtetues” mandatin e saj.

Kuvendi votoi me 74 vota pro, raportin e mazhorancës të Këshillit të Rregullores, që bllokonte dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të shqyrtimit të mandatit të Olta Xhaçkës.

“Vetëm në regjimin e korruptuar të Edi Ramës ndodh që një ministre/deputete të jetë edhe “investitore strategjike”!

Sot në orën 10:00 Gjykata Kushtetuese do të marrë në shqyrtim kërkesën e Grupit Parlamentar të PD lidhur me mbrojtjen që Edi Rama në mënyrë antikushtetuese i bëri në Kuvend investitores strategiike Olta Xhaçka.

E sotmja është një gur prove nëse Gjykata Kushtetuese është garante e Kushtetutës, apo është garante e regjimit të korruptuar të Edi Ramës”, komentoi Bardhi në Facebook pak orë para fillimit të shqyrtimit të seancës.

Gjykata i dëgjoi palët dhe vendimin do ta japë brenda 30 ditësh.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë