Gazeta Si – Linja zyrtare nuk ka ndryshuar: Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë pranuar gjithmonë që Krimea i përket Ukrainës.
Por që nga fillimi i luftës, Shtëpia e Bardhë ka qenë e kujdesshme për të shmangur furnizimin e Kievit me armë për të shënjestruar instalimet dhe trupat ruse në gadishull dhe i ka kërkuar Zelenskit që të mos përdorë pajisjet amerikane për këtë qëllim. Por Gjërat po ndryshojnë, shkruan gazeta amerikane “New York Times”.
Pas muajsh diskutimesh, administrata Biden ka filluar të kuptojë se është e nevojshme të godasin bazat, nga të cilat Rusia sulmon Ukrainën, edhe pse kjo mund të rrisë rreziqet e përshkallëzimit, sipas zyrtarëve anonimë amerikanë të konsultuar nga gazeta.
Shtëpia e Bardhë ka filluar të mendojë se nëse Rusia e kupton se kontrolli i saj mbi Krimenë është në rrezik, ajo mund të forcojë pozicionin e Kievit në negociatat e ardhshme.
Diskutimi aktualisht përqendrohet në autorizimin e përdorimit të mundshëm të armëve amerikane tashmë në duart e Ukrainës – si raketat “Himars” dhe transportuesit e blinduar të personelit “Bradley” – për të synuar linjat e furnizimit që lidhin Rusinë me Krimenë përmes qyteteve të pushtuara të Melitopol dhe Mariupol: dëmtimi i pjesës së prpavijës, do ta bënte më të vështirë për rusët të shtyjnë përpara në vijën e frontit.
“Pa Krimenë, bie gjithçka”, shpjegoi për “New York Times” Evelyn Farkas, e cila u mor me dosjen e Ukrainës gjatë presidencës së Obamës.
Sipas disa analistëve, Bradley, së bashku me automjetet e tjera të blinduara që Franca dhe Gjermania kanë rënë dakord të dërgojnë, mund të jenë pararoja e një kundërofensivë pranverore.
Vendimi është i lidhur me dëshirën për të shmangur një luftë të zgjatur, siç shpjegoi ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly gjatë një vizite në Uashington.
Ndërohë Britania do të dërgojë katërmbëdhjetë tanke Challenger 2. Megjithatë, kjo nuk do të thotë – nënvizon “Neë York Times” – se administrata Biden beson se Ukraina mund ta ripushtojë Krimenë ushtarakisht (siç vazhdon të përsërisë Zelenski: ai e tha atë edhe në Davos, të enjten në mëngjes).
Për më tepër, megjithëse Krimea është goditur shumë herë nga ukrainasit, nuk është e qartë se si do të reagojë Putini nëse kjo ndodh me armët amerikane.
Nesër, në samitin Ramstein në Gjermani, aleatët e Ukrainës do të diskutojnë ndihmën e re, përfshirë dërgimin e mundshëm të tankeve.
Amerikanët po përgatiten të dërgojnë artileri “Stryker”, municione dhe ndoshta automjete të blinduara me rrota, por jo tanke “M1 Abrams”, sipas faqes së internetit “Politico”.
Vendimi i atribuohet çështjeve logjistike dhe të mirëmbajtjes së tankeve dhe jo frikës se përdorimi i tyre në Ukrainë do të shkaktonte një përshkallëzim të konfliktit.
Për momentin, paketa e re e ndihmës nuk duket të përfshijë municione me rreze të gjatë veprimi për “Himars”-ët, gjë që do t’i lejonte ata të arrinin në Krime ose Donbas.
Ndërkohë, Kievi po jep alarmin për synimin e Moskës për të ndërmarrë një ofensivë të re në kryeqytetin ukrainas, me mobilizimin e 500 mijë ushtarëve, ndërkohë që stërvitjet e përbashkëta ushtarake mes Rusisë dhe Bjellorusisë filluan të hënën e kaluar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje