Gazeta Si – Volodimir Zelenski mori pjesë mëngjesin e këaj të enjteje në lidhje me një takim privat në Davos të Zvicrës me të dërguarin e administratës amerikane për klimën, John Kerry, kryeministrin holandez Mark Rutte, zëvendëskryeministren kanadeze, Christia Freeland, ish-kryeministrin e Londrës, Boris Johnson, drejtorët menaxhues të “Goldman Sachs” dhe “BlackRock”, David Solomon dhe Larry Fink.
Në shkëmbimin e ideve, presidenti ukrainas rezervoi një sulm të ashpër ndaj qeverisë gjermane për hezitimet në vënien në dispozicion të tankeve “Leopard 2”.
Kancelari Olaf Scholz, pikërisht në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, tha dje se Gjermania do të vendosë vetëm “me partnerë”. Një njoftim i përbashkët pritet në samitin e NATO-s në Ramstein nesër në Gjermani.
Zelensky tha: “Ne nuk duhet të themi: ‘Unë do të jap tanke vetëm nëse dikush tjetër jashtë Evropës do të dërgojë po ashtu’. Nuk është mënyra ime për ta bërë këtë. Ne, në Ukrainë po mbrojmë të gjitha njëqind kombësitë tona (ndoshta një referencë për pakicën me origjinë gjermane), me këtë luftë po mbrojmë evropianët”.
Zelenski gjithashtu përjashtoi plotësisht çdo gatishmëri për të negociuar me Rusinë në këtë fazë: “E pamundur për të negociuar, nuk e di se kush është ai tip…” tha ai, duke iu referuar Vladimir Putinit. “Nuk e di nëse është gjallë, nuk e di kush është në rrethin që vendos”.
Por dyshimeve të Zelenskit, Kremlini iu shtë përgjighur menjëherë: “Putini është gjallë, ashtu si gjithë Rusia. Dhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski duhet ta kuptojë këtë shpejt”.
Kështu deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov në një konferencë për shtyp, duke folur për dyshimet e shprehura nga Zelenskit nëse është gjallë ose jo.
“Është e qartë se Zelenski do të preferonte që as Putini dhe as Rusia të mos ekzistonin”, tha Peskov.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje