Nga Gazeta ‘SI’ – Në ditën e dytë të forumit të Davosit, një panel i veçantë i është kushtuar Ballkanit Perëndimor, me temë “Zgjerimi i horizontit europian”. Kryeministri Edi Rama, i cili ishte në krah të presidentit serb Aleksandër Vuçiç, gjatë fjalës së tij u shpreh se “Ballkani Përendimor është në mes të Europës. Ne nuk kemi për të shkuar askund tjetër”.
“Unë do të dëshiroja që serbët të shkojnë diku tjetër, por edhe ata nuk kanë për të shkuar askund. Njerëzit në Bruksel duhet që të kuptojnë se jemi në një situatë kur mbështetja për integrimin po bie dhe kur Putin në disa prej shteteve të rajonit po shihet si hero”, tha Rama në fjalën e tij.
Pikërisht për ndikimin e rus, Rama bëri të ditur se nga brishtësia e vendeve të rajonit, Maqedonia e Veriut rrezikon të destabilizohet.
“Në Maqedoninë e Veriut për shembull situata rrezikon më shumë që të përshkallezohet nën kercenimin e nacionalizmit që mund të krijojë shumë shqetësime”, theksoi kryeministri shqiptar.
Ndërsa sa i përket situatës përplasjes me Serbinë për Kosovën, Rama u shpreh se pavarësisht divergjencave nuk e pengon të bashkëpunojnë për ruajtjen e paqes në rajonin e Ballkanit.
“Ne kemi një mosmarrëveshje të madhe me presidentin serb rreth asaj që ai e konsideron krahinë të Serbisë dhe asaj që unë e njoh si shteti i pavarur i Kosovës, por kjo nuk na ka penguar që të bashkëpunojmë për ruajtjen e paqes në rajon”, tha Rama.
Për kryeministrin shqiptar, vendi yne ka më pak influencë ruse me 0.07 përqind mbështetje për Putinin. Ai gjithashtu foli edhe për reformën në drejtuesi, e cila po jep rezultate konkrete edhe pse masat radikale e lanë vendin pa Gjykatë Kushtetuese. Ai kritikoi BE-në që na fajësoi për vakuumin në institucionet e drejtësisë në vend.
Gjate diskutimit ne Davos, u ndal edhe nisma e krijimit e Macron për krijimin e Komunitetit Politik, duke shtuar se shtetet e rajonit duhet që të mbështetën me fonde edhe para se të anëtarësohen në BE edhe pse jo në të njëjtën mase sa shtetet anëtare.
“BE duhet të na ofrojë më shumë, të na mbështesë finaciarisht në kushtet e krizës aktuale. Nuk po pretendoj që të na jepen po aq fonde sa ato që ju jepen fqinjëve tanë anëtarë të BE-se, por diçka ne duhet të marrim nga këto fonde”, tha Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje