Politike

Rama në Davos: BE-ja destinacioni i vetëm. Arrestimi i eurodeputetes Kaili është karma

 Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në samitin e Davos përmendi arrestimin e eurodeputetes Eva Kaili duke thënë se atë e kapi karma.

Duke i kërkuar falje presidentes së PE, Roberta Metsola që ishte e pranishme në panel, kreu i qeverisë u përgjigj me një shprehje tipike angleze që në shqip mund të paralelizohet me thënien ‘çfarë do të mbjellësh do të korrësh”.

Ai foli edhe për Reformën në Drejtësi në Shqipëri si një reformë në kuadër të integrimit në BE. Sipas Ramës kur u filloi procesi i Reformës vendi mbeti pa Gjykatë Kushtetuese, por BE ngriti sërish problematikë për faktin se nuk ka Gjykatë Kushtetuese.

‘Na u desh të bënim një proces fshese për të gjithë gjyqtarët e korruptuar. Po bëjmë diçka që perënditë tona europiane do ta duan dhe do ta mbështesin. Fshesa ishte radikale pasi mbetëm pa GJK sipas 9 nga 10 gjyqtarët nuk justifikonin pasurinë. Dhe menduam se BE do ta pëlqente, por pastaj na thanë ju nuk keni GJK. Procesi ka ndryshuar tërësisht, është mirë për ne. Është një ushtrim mjaft i i mirë i nervave dhe një transferim i njohurive. Po nëse do t’u rezervonim të njëjtin trajtim më shumë se gjysma e shteteve anëtarë të BE-së nuk do ta kishin të munduar të futeshin në BE. Për ne BE-ja është destancioni i vetëm. Duhet të kemi një shtet të ngjashëm me BE-në, me institucione të mirëfillta. Kur doli çështja e korrupsionit thash ‘karma të vjen hakut’.’- u shpreh Rama.

Pas Ramës, fjalën e mori presidenti serb Aleksander Vuçiç i cili u pyet përsëri për qëndrimin e tij ndaj luftës Rusi-Ukrainë, duke thënë se Serbia mbështet integritetin territorial të Ukrainës.

Presidenti Vuçiç u shpreh se në të gjithë këtë kohë Serbia nuk ka sulmuar asnjë vend dhe se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

” Nuk ka ëndrra të mëdha, s’jemi aq entuziast sa ishim. As BE s’është aq entuziastë. Të gjitha shifrat në Ballkan, ka një popullaritet në rënie në raport me BE-në. Është e pritshme. Është pak a shumë e njëjta. Do bëjmë më të mirën. Po mburremi se po marrin reforma të vështira për drejtësinë. Nëse do të jemi pjesë e BE-së, e di që nuk do të ndodhë.

Prej disa kohësh në media është përfolur shumë se Vuçiç është një Putin i vogël në Ballkan.  Me aq sa di, ka nja 700 artikuj të ndryshëm në mediat botërore. Deri tani nuk kemi sulmuar askënd. Nuk do ndodhë. Është një koment cinik. Nuk ka ndodhur dhe nuk do ndodhë. Kur vjen fjala për Ukrainën, mbështesim integritetin territorial të saj, njësoj si të Serbisë. A është Krimea pjesë e Ukrainës? Nëse na pyesni ne, është pjesë e Ukrainës. Nuk ndryshojmë qëndrim ndaj kësaj. Serbia mbështet dhe respekton çdo rezolutë të OKB-së. Pse disa fuqi të mëdha nuk e respektojnë rezolutën e OKB-së. Po flas për integritetin territorial të Serbisë. Kur erdhi fjala për të votuar për të dënuar pushtimin që ndodhi në 24 shkurt, ne votuam në favor. E vetmja çështje është kur ju vendosni sanksione. Ne i kemi përjetuar sanksionet për 10 vjet. Nuk do sjellë rezultate të mira. Urrej gjithnjë të bëjë pjesë në klubin e të njerëzve që mendojnë njësoj. Kur flasim për qëndrimet politike, gjithmonë Serbia është krah.’- tha Vuçiç.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë