Lajme

Dule letër Metës: Trupi i Kaçifas t’i dorëzohet familjes

Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule i ka dërguar sot një letër Presidentit të Republikës, Ilir Meta, duke kërkuar impenjimin e tij edhe në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, për çështjen e Konstandinos Kaçifas dhe dorëzimin e trupit të tij për varrim.

Dule kërkon nga Meta impenjim për këtë çështje si edhe rikthimin e trupit të Kaçifas te familja. Dule shton se kjo çështje nuk mund të trajtohet me indiferencë.

“Çështja e dhimbjes së familjarëve, sensibilitetit të Komunitetit Grek dhe dimensioni human për të kryer ritet e përcjelljes, nuk mund të trajtohet me indiferencë burokratike dhe formalitete justifikuese”, thuhet në letrën e PBDNJ drejtuar Presidentit.

Konstantinos Kacifa u vra ditë më parë nga RENEA, pasi qëlloi me breshëri mbi policinë. Ai nuk pranoi të dorëzohej dhe RENEA e qëlloi.

Familjarët e ekstremistit grek Kostandino Kacifas kanë bërë sot kërkesë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për tërheqjen trupit të 35-vjecarit.

Ndërkohë, trupi i të ndjerit mbahet në ruajtje nga Instituti i Mjekësisë Ligjore deri në përfundim të plotë të ekspertizës mjeko-ligjore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë