Sport

Lara Kolturi shpall Shqipërinë kampione bote në ski për të reja

Gazeta Si – Shqipëria kampione botë në ski për kategorinë e të rejave, deri në moshën 18 vjeç. Lara Kolturi, italiania që garon për Shqipërinë, ka zënë vendin e parë sot në Austri, ku po zhvillohet Kupa e Botës në ski.

Lara Kolturi garoi në garën klasike të Sllallonit Super Gjigant. Ky është suksesi padyshim më i madh në ski për Shqipërinë, që më parë nuk ka lënë gjurmë në këtë sport.

Kolturi me dy skiatoret e vendit te dyte dhe te trete pas gares. Gazeta Si, 20 janar 2023

Vendin e dytë në garë e zuri zviceriania Grabs, kurse në vend të tretë doli gjermania Ema Aicher.

“Jam e kënaqur me atë që kam bërë këto dy ditë. Jam këtu për Shqipërinë, ishte një vendim që e morëm në familje. Vendosëm që unë të përfaqësoja Shqipërinë, në mënyrë që të kisha gjithmonë me vete në gara mamin dhe babin. Ata më kanë ndihmuar me këshillat rreth garës dhe specifikat e pistës, Më përgëzuan për fitoren”, – tha skiatorja pas fitores.

Lara Kolturi u rendit e katërta një ditë më parë në kategorinë ‘Down Hill’, ku garonte për herë të parë. Të shtunën skiatorja kuqezi do të zhvillojë edhe garën e fundit në kategorisë e Sllallomit Gjigant.

Vitin e kaluar Kolutir vendosi të linte Italinë dhe të garonte për Shqipërinë. Ajo mori pasaportën shqiptare dhe tashmë po garon me plot sukses për ngjyrat kuqezi. Italianët me siguri ndihen keq tani për faktin se kanë humbur një skiatore premtuese.

Lara Kolturi është vajza e kampiones së njohur olimpike italiane, Daniela Çekareli, njëkohësisht edhe trajnere e saj. Skitë i ka në gjak dhe tani Lara premton të tjera suksese për Shqipërinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë