Politike

Berisha: Rama e ka përdorur charter-in për qëllime të dyshimta, e ftoj në debat

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat akuzoi kryeministrin Edi Rama se po grabit qytetarët përmes inceneratorit të Tiranës.

“Vetëm Bashkia Tiranë ka paguar deri në nëntor 54 milionë dollarë.

Ju rikujtoj dhe një herë që diferencimi i mbetjeve në burim është përgjegjësi ligjore e Bashkisë. Të gjitha mbetjet duhet të diferencohen më parë e pjesa tjetër që nuk diferencohet dërgohet në landfill në pritje të incenerimit.

I bëj thirrje çdo qytetari që është pjesë e qeverisë, administratës, bashkisë e sistemit të drejtësisë që paguajnë çdo ditë 29 euro tonin, ku 15 euro u vidhet. Më e pakta që mund të bëjnë për moralin e tyre njerëzor politik e juridik të ndalojnë pagesat. Këto 54 milionë dollarë shkojnë në një kompani ku pronarët janë në kërkim nga drejtësia shqiptare.

Do i shkojmë deri në fund, transparenca e zbardhja e një vepre korruptive si është koncensionari i inceneratorëve”, tha Kryemadhi

Berisha: Rama e ka përdorur charter-in për qëllime të dyshimta, importet me Kolumbinë u rriten me 60 herë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha tha në konferencën e të premtes për shtyp se kryeministri Edi Rama e ka përdorur charter-in  për qëllime të dyshimta.

Berisha tha se për këtë arsye mazhoranca nuk pranoi as ngritjen e një komisioni hetimor që kishte kërkuar opozita për udhëtimet jashtë vendit të Ramës.   

“Çfarë ndodh me kërkesën e 36 deputetëve për 137 udhëtimet me çarter të Edi Ramës? Pse pengohet? Si mund të pengohet?

Nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhë kurrë.

Edi Rama ka vendosur ta bllokojë komisionin.

Ky është një akt i pashembullt. Edi Rama ka tmerr nga hetimi i atyre udhëtimeve. Jo vetëm nga shuma përrallore që është shpenzuar nga taksapaguesit më të varfër.

Por ka dyshime të forta për destinacionet dhe përdorimin e avionit.

Ka dyshime shumë të forta. Unë mund t’u them vetëm që importet nga Kolumbia janë rritur 60 herë dy vitet e fundit. A ka një paralelizëm me fluturimet e ‘Ismailit’? Asgjë nuk është e sigurt, por rumori zien se avioni është përdorur për qëllime të tjera.

Vetëm hetimi është rruga për transparencën e këtyre hetimeve. Nuk ka kryeministër në Europë, nuk ka.

Presidenti i SHBA kishte bërë 70 fluturime në 4 apo 8 vite. Dhe kur u diskutua njëherë kjo çështje, tha kushton kaq ky fluturimi im. Edhe në vendin më të pasur të botës ka një llogari, kurse ‘Ismaili’ i Ramës rri më shumë në ajër se në tokë.

137 fluturime! Nuk ka ndodhur kurrë. Po të marrim të gjithë kryeministrat e Ballkanit bashkë, edhe atë të Greqisë, janë më pak se fluturimet e Edi Ramës”, tha Berisha.

Gjatë konferencës, kreu i demokratëve tha se ky vend ka vetëm një zgjidhje; Dhe ajo është revolucioni

“Jeni vetëm ju, janë vetëm qytetarët që mund të ngrihen në këtë situatë.

Përndryshe Shqipëria shkon drejt një dezintegrimi social të plotë.

Drejt një denatyrimi. Imagjinoni ju. Janë rritur importet me Kolumbinë 60 herë nga 2015-a deri sot.

Çfarë bëhet kështu? E tëra është kokainë. Nuk kam të dhëna se ‘Ismaili’ ka fluturuar në Kolumbi. Por kam të dhëna se bën fluturime të dyshimta.

Hetimi dhe vetëm hetimi është vendimtar.

Ky vend ka vetëm një zgjidhje dhe ajo zgjidhje është revolucioni. Si e vetmja zgjidhje”.

Gjatë konferencës, Berisha ka ftuar kryeministrin Rama në një debat televiziv.

“Të vijë Edi Rama në debat me mua, të dalë pak t’i tregoj sesa i vlen lëkura dhe mendja e tij. E ftoj në debat, pavarësish se nuk dua të ulem me të por detyrimi ndaj qytetarëve ma imponon”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë