Bota

Trump dënohet me gjobë 1 milion dollarë për padinë ndaj Hillary Klinton

Gazeta Si – Donald Trump do të duhet të paguajë për akuzat “të pamatura” kundër Hillary Clinton mbi skandalin “Russiagate”, sipas një gjyqtari të Floridës.

Ish-presidenti amerikan – së bashku me një nga avokatët e tij – u dënua me një gjobë prej afro 1 milion dollarësh për padinë ndaj rivales së saj të vitit 2016 për zgjedhjet presidenciale.

Gjoba u dha nga një gjykatës i Floridas, i cili, në një deklaratë, akuzoi Trumpin për një “model abuzimi gjyqësor” për paraqitjen e padive joserioze për përfitime politike, të cilat, ai tha se “minon sundimin e ligjit” dhe “përbën pengim të drejtësisë”.

Gjykatësi i qarkut i SHBA-ve, Donald M. Middlebrooks, theksoi gjithashtu se “ne përballemi me një padi që nuk duhej të ishte ngritur kurrë, e cila ishte krejtësisht joserioze, si në fakt, ashtu edhe në ligj dhe që u soll me keqbesim për një qëllim të papërshtatshëm”.

Vendimi kërkonte që Trump dhe avokatja e tij, Alina Habba, të paguanin gati 938,000 dollarë për të pandehurit në këtë rast.

Middlebrooks hodhi poshtë më parë një padi të ngritur nga Trump kundër Klintonit, ish-zyrtarëve të lartë të FBI-së dhe Partisë Demokratike, duke hedhur poshtë pretendimet e ish-presidentit se ata dhe të tjerët komplotuan për të shuar fushatën e tij fituese presidenciale, duke pretenduar lidhje me Rusinë.

Vitin e kaluar, konstatimi i kësaj rrethane i kishte kushtuar fushatës së Klintonit një sanksion nga Komisioni Federal i Zgjedhjeve (FEC), për mos raportimin e saktë të fondeve të fushatës së shpenzuar për komisionimin e dokumentit.

Megjithatë, gjykatësi Donald M. Middlebrooks hodhi poshtë dokumentet e paraqitura nga avokatët e Trump, si një “manifest politik 200 faqesh” dhe akuzoi ish-presidentin dhe avokatët e tij për “vjedhje të burimeve nga ata që në fakt kanë pësuar dëme ligjore”.

Gjykatësi, gjithashtu e quajti Trumpin “organizatorin e një abuzimi strategjik të procesit ligjor, të cilin ai do ta shfrytëzonte në mënyrë të përsëritur për të kërkuar hakmarrje ndaj kundërshtarëve të tij politikë”. Avokatët e Trump kanë parashikuar tashmë planet për të apeluar vendimin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë