Në 103-vjetorin e Kongresit të Lushnjës, datë që shënoi fillimin e parlamentarizmit shqiptar, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i kërkoi politikës që të vërë interesat e Shqipërisë mbi ato personale.
“E shkuara duhet të kujtohet. Duhet të kujtohet jo vetëm për të kujtuar figurat e rëndësishme e ngjarjet e rëndësishme, por edhe si një moment reflektimi për të nxjerrë mësime. Kongresi i Lushnjës na frymëzon, ata delegatë vunë interesat e përgjithshme mbi interesin personal, interesin e Shqipërisë mbi interesin e tyre, mbi mendimet e tyre të ndryshme. Për sfidën e kohës ata vendosën që është e rëndësishme Shqipëria para interesit të tyre. Edhe sot është një thirrje shumë e madhe për ne që për sfidat aktuale duhet të bëhemi të gjithë bashkë për ti përballuar me sukses dhe për të frymëzuar popullin shqiptar siç frymëzoi Kongresi i Lushnjës”, tha Begaj.
Begaj më pas vijoi vizitën në Manastirin e Ardenicës, ndërsa i pranishëm ishte edhe kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla dhe deputeti demokrat i Lushnjës, Saimir Korreshi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje