Bota

Libra historikë dhe një biografi e Putinit në ‘skutën’ e dytë të bosit Messina Denaro

Gazeta Si – Nga skutat e pa fund të strehëve të Matteo Messina Demaros, por edhe nga bagazhi i “Alfa Romeos” së tij të gjetur të parkuar në një rrugë të ngushtë në Campobello di Mazara, del Panteoni i Kumbarit të arrestuar pas tridhjetë vjetësh në arrati.

Jo vetëm një figurë me kornizë në murin e Kumbarit kinematografik të luajtur nga Marlon Brando ose një ikonë e sfidës së dhunshme ekzistenciale si Joker, por edhe një libër shumë aktual, një biografi e Vladimir Putinit.

Ndoshta nuk është rastësi që midis këtyre gjetjeve të destinuara për analizë, jo vetëm nga magjistratët, por edhe nga psikologët, qëndron libri për Carin e Rusisë, mbi strategjitë për të afirmuar, forcuar dhe shumëzuar pushtetin personal.

Këtu duket lidhja mes asaj që Messina Denaro ka arritur në një qytet si Trapani, i bindur në iluzionin e tij të plotfuqisë se mund të pushtojë të gjithë Italinë.

Siç u përpoq të bënte në vitin 1993 me masakrat mafioze në Milano, Firence dhe Romë.

Domethënë, duke synuar në zemër të vendit, duke sulmuar qendrën financiare në Milano, djepin e kulturës në Firence, themelin e fesë në Romë.

Pa kursyer mediat me tentativën e dështuar ndaj Maurizio Costanzo. “Matteo ishte i një niveli superior. Ishte e një elegance, i një stili të paarritshëm për ne. Dhe pastaj është një njeri i kulturuar”, tregojnë miqtë e tij të rinj në një lokal në Selinunte.

“Ai lexoi Niçen, libra të romancierëve të rëndësishëm, shkrimtarë të Amerikës së Jugut. Ndonjëherë bënte citate të pakuptueshme për ne. Në 30 vite vetmi, kush e di sa libra do të ketë lexuar”.

Mirëpo, misioni dështoi, pavarësisht zisë së mbjellë dhe dënimit me dhimbje që u bëri përshtypje familjeve të viktimave.

Sepse Siçilia nuk ishte as Krimea dhe as Donbasi i tij. Një arsye më shumë, ky kumbar i dërrmuar nga sëmundja dhe kimioterapia duhet të ketë menduar muajt e fundit, të thellojë profilin e Carit të Moskës, duke studiuar strategjinë, çmendurinë dhe vendosmërinë e tij, që rezultuan në masakrat që mbjellin zi në Ukrainë.

Material i thelluar për ata që ndoshta e kanë përfunduar karrierën e tyre si Car aspirues.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë