Politike

Siguria në vend dhe prioritetet e këtij viti, Begaj në Këshillin e Sigurisë: Sulmi kibernetik kishte qëllim destabilitetin

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të mbledhë pas mesdite Këshillin e Sigurimit Kombëtar, ku do të bëhet një analizë e gjendjes së sigurisë kombëtare dhe prioriteteve për vitin 2023.

“…Mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar synon që të japë një panoramë të plotë dhe integruar të gjendjes së Sigurisë Kombëtare në Republikën e Shqipërisë dhe të diskutojë prioritetet për vitin në vijim në funksion të angazhimit të plotë, gjithëpërfshirës të institucioneve në garantimin e sigurisë, lirisë dhe mirëqenies së qytetarëve.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar janë ftuar të marrin pjesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit Kombëtar dhe të ftuar drejtues të institucioneve me rëndësi për sigurinë kombëtare”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Gjatë mbledhjes, Presidenti Begaj tha se sulmi kibernetik që ndodhi disa herë vitin e kaluar shkaktoi probleme në infrastrukturat dixhitale.

“Viti që sapo kemi lënë pas ishte i vështirë dhe sfidues edhe për sigurinë tonë kombëtare. Në muajin korrik, ne u përballëm me një nga sulmet më të rënda kibernetike të sponsorizuar nga struktura shtetërore të Republikës Islamike të Iranit, i cili jo vetëm shkaktoi probleme në infrastrukturën digjitale në vend, por ishte me qëllime të dukshme politike për të shkaktuar destabilitet”.

Ai ka kërkuar angazhim gjithpërfshirës institucional për të siguruar bashkërendimin dhe përdorimin efikas të burimeve kombëtare në funksion të sigurisë, lirisë dhe mirëqenies


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë