Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku, i kërkon Autoritetit të Dosjeve një kopje të dokumenteve për deputetët nga viti 1991 deri më sot për të verifikuar nëse ka pasur ndonjë prej tyre ish-bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
Çollaku e bazon kërkesën tek ligji i miratuar në fund të vitit të kaluar mbi disa ndryshime për të drejtën e informimit lidhur me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.
Sipas këtij ligji, çdo person gëzon të drejtën të njihet me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe të kërkojë një kopje të tyre në përputhje me ligjin për të drejtën e informimit, me kusht që kërkuesi të paraqesë të dhëna në kërkesën e tij që mundësojnë lokalizimin e informacioneve. Informacioni jepet vetëm kur angazhimi është i nevojshëm për gjetjen dhe vënien në dispozicion të informacionit është në përpjestim të drejtë me interesin e argumentuar të kërkuesit në marrjen e këtij informacioni. Kërkuesi mban përgjegjësi për keqpërdorim të informacionit të marrë.
Gjithashtu deklasifikohen të gjitha dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë të parashikuara në këtë ligj për periudhën 29 nëntor 1944 deri ditën e krijimit të Shërbimit Informativ Kombëtar, 2 korrik 1991
“Kërkoj nga ana juaj (Autoriteti i Dosjeve) vënien në dispozicion të një kopje të plotë të dokumenteve dhe informacioneve që dispononi lidhur me të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, që kanë qenë të zgjedhur në legjislaturat parlamentare për periudhën 1991 – 2023.
Sjell në vëmendjen tuaj, se ligji përcakton një afat 15-ditor për kthimin e përgjigjes, megjithatë duke pasur parasysh volumin e informacionit të kërkuar, mirëkuptoj kohën e nevojshme shtesë që mund t’iu duhet për përgatitjen e përgjigjes” tha Çollaku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje