Gazeta Si – “Bota po i afrohet rrezikut të Luftës së Tretë botërore përballë përgatitjeve të agresionit kundër Rusisë”. Kjo është deklarata e fundit e zëvendëspresidentit të Këshillit të sigurisë ruse, Dmitri Medvedev.

Ukraina kë kërkuar qindra tanke për të fituar luftën me Rusinë. E ka pohuar këtë shefi i zyrës presidenciale, Andrij Jermak, i cili ka theksuar: “Na duhen me qindra tanke dhe jo 10 apo 20 të tillë. Objektivi ynë është të kthehemi në kufijtë e 1991-shit dhe të ndëshkojmë armikun, që do të paguajë për krimet që ka bërë”.
Për çështjen e tankeve të kërkuara nga Ukraina ka një qëndrim të prerë nga Rusia. “Vendet që kontribuojnë direkt apo indirekt për të pajisur Ukrainën me armë janë përgjegjës. Dhe këtë pseudo-mbështetje do ta paguajë populli ukrainas”.
Ky është qëndrimi i Rusisë, i bërë i ditur nga zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, teksa i përgjigjej një pyetjeje për furnizimin e mundshëm të tankeve gjermane ‘Leopard’ nëpërmjet vendeve të treta, si Polonia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje