Gazeta Si – Dy vjet më parë, sulmi ndaj Kongresit në Uashington tronditi Amerikën. Pasi kishte kaluar frika nga një grusht shteti, një hipotezë që as që ishte marrë parasysh në të gjithë historinë amerikane, dhimbja për pesë viktimat e asaj dite të çmendur dhe poshtërimi para botës, mbeti.
Po aq poshtëruese janë imazhet e një prej protagonistëve të atij 6 janari 2021 të çmendur në Kapitol Hill: Richard Barnett, një ultra-Trumpist nga Arkansas, i cili e kishte portretizuar veten të ulur në karrigen e kryetares së atëhershme të Dhomës, Nancy Pelosi, me këmbët në tavolinë.
Amerika e indinjuar kërkoi dënime shembullore. Por tani kanë ardhur ato dënime. Dhe ato duken për shumicën si shumë të rënda. Qindra amerikanë hynë në Kongres atë ditë dhe u identifikuan nga drejtësia falë videove që ata vetë postuan në rrjet, u gjykuan dhe tani dënimet po vijnë.
Gjyqtarët, të cilët kanë diskrecion të gjerë në përcaktimin e masës së dënimeve, pasi të jetë dhënë dënimi për shpalljen fajtor, kanë zgjedhur që në fillim linjën e “dënimit shembullor”.
Dhe kështu, vepra penale i kushtoi shamanit të veshur me peliçe dhe një kokë me brirë, një dënim prej 41 muajsh burg.
Tani i takon Barnett, njeriu që hyri në zyrën e kreut të Dhomës së Përfaqësuesve. Një juri e gjykatës në Uashington e shpalli atë fajtor për të tetë akuzat kundër tij nga prokurorët federalë.
Masa e dënimit do të përcaktohet më 3 maj, por gjykata ka njoftuar tashmë se, në bazë të dënimit të sapo dhënë, Barnett përballet me 47 vjet burg.
Praktikisht burgim i përjetshëm për një punues xhami nga një fshat i Arkansasit, i cili është 62 vjeç.
I habitur, avokati i tij kërkon mëshirë që nuk do të ketë: çështja ka shkuar shumë larg dhe dëshira për dënime shembullore është shumë e fortë.
Dhe tani, avokati pyet veten dhe amerikanët, nëse është e pranueshme që për një veprim të rëndë, por jo të dhunshëm, këtij njeriu – të cilin ai vetë e përshkruan si një “qafë-kuq”, – t’i hiqet e drejta për të shijuar në liri pjesën tjetër të jetës që i ka mbetur, pasi tashmë i ka kaluar të gjashtëdhjetat.
Kështu, rikthehet çështja e ashpërsisë së tepruar të ligjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku njeriu mund të përfundojë pas hekurave edhe për dekada për krime jo të dhunshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje