Gazeta Si – Një besimtar u vra dhe katër persona të tjerë u plagosën në Spanjën jugore nga një sulm me hanxhar (në fillim u fol për një katana, shpata tipike japoneze).
Sipas raportimeve të gazetës “El Mundo”, sulmi ndodhi në kishat e San Isidro në Algeciras dhe në famullinë e Zonjës së La Palmas rreth orës 20:00, në provincën jugore të Cadizit.
Mes të plagosurve është edhe famullitari, në gjendje të rëndë, ndërsa nuk mund të bënin asgjë për besimtarin, i cili vdiq pak pas sulmit jashtë objektit të faljes.
Është identifikuar autori i aktit, Yassine Kansar, 25-vjeçari me origjinë marokene, i cili u ndalua nga agjentët.
Autoritetet dhe Audencia Nacional (Gjykata e Madridit e cila ka juridiksion në të gjithë vendin) po hetojnë pistën e terrorizmit, megjithëse natyra e sulmit nuk është përcaktuar ende.
Pas sulmeve në kishat e San Isidro-s dhe Zonjës së La Palmës, i riu maroken duket se po shkonte, sipas fjalëve të dëshmitarëve, drejt kishës së Virgjëreshës së Evropës.
Ai që e tha atë, cituar nga “El Pais”, është një prift nga Algeciras. Të tre kishat ndodhen në qendër të qytetit.
Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez u ka dërguar ngushëllime të afërmve të sakristanit që vdiq në sulm.
Në një postim në Tëitter, kryeministri e përcaktoi sulmin si më poshtë: “Një episod i tmerrshëm. Gjithë mbështetjen tonë për punën e Forcave dhe Trupave të Sigurisë së Shtetit”, përfundoi kryeministri.
Guvernatori i Andaluzisë, Juanma Moreno, shkroi: “E dënoj me forcë krimin. Intoleranca nuk do të ketë kurrë vend në shoqërinë tonë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje