Politike

Porti i Durrësit, Varhelyi përgjigje formale Alibeajt: Granti i anulluar i BE shkon në Porto Romano  

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver  Várhelyi i përgjigjet me një letër kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në lidhje me Portin e Durrësit dhe Durrës Marina Bay and Yacht që do të ndërtohet nga kompania “Symphonie real” me një vlerë prej 2 mld euro.

Komisioneri i Zgjerimit, Várhelyi nënvizon se  “kur vjen fjala tek marrëveshjet ndërshtetërore me vendet e treta, pozicioni i BE është i qartë dhe ka qenë përherë i tillë, përfshirë edhe në Këshillin e Fundit të Stabilizim Asoocimit që u mbajt në Mars 2021 mes Shqipërisë dhe BE.”

Letra thekson se të gjitha prokurimet apo koncesionet, përfshirë dhe marrëveshjet mes shteteve apo palëve të treta duhet të ngrihen mbi parimet e transparencës, garës, trajtimit të barabartë dhe jo diskriminimit.

Pyetjes së PD se pse u anulua fondi i BE për portin e Durrësit, komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi u përgjigj duke thënë se granti për rikonstruksionin e kalatave 1 dhe 2 të terminalit do të kalojë si investim në Porto Romano

Letra e komisionerit për Zgjerimin në përmbajtje të saj duket me shumë si një përgjigje në parim dhe se Komisioni Europian eshte i hapur per investime te metejshme ne Porto Romano nese kerkohet, pa iu futur detajeve të cilat ai nënvizon se po konsultohen me qeverinë  

Komisioni Europian shfaqet i gatshëm të mbështesë dhe të akomodojë projekte të mëtejshme investimi në lidhje me projektin e ri komercial të zhvillimit të Porto Romanos nëse kërkohet.

“Është objektivi ynë i përbashkët që të mbështesim zhvillimin ekonomik të Shqipërisë”, thuhet në letrën e Varhelyi.

Partia Demokratike ka treguar se në garën për projektin e madh 2 mld euro qeveria shqiptare as ka hapur një garë ndërkombëtare dhe nuk ka respektuar asnjë nga parimet e MSA.

PD akuzoi qeverinë se e kishte paracaktuar fituesin dhe se nuk kishte ndjekur asnjë nga rregullat dhe pikat e përcaktuara në parimet e MSA për një konkurim të ndershëm dhe barabartë mes kompanive, duke e paracaktuar fituesin.  

Çështja e konkurrencës ka qenë një pikë kyçe që është ngritur nga Partia Demokratike gjatë debatit mbi Portin e Durrësit. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Alibeaj, iu drejtua me një letër të hapur komisionierit të zgjerimit Várhelyi në lidhje me mungesën e garës për ndërtimin e të ashtuquajturës “Durrës Marina Yacht Project”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë