Kryetari i PD-së, Sali Berisha kërkoi përmes komunikimit javor për mediat që FBI dhe kongresi i SHBA të hetojnë se cilat janë pikat që bashkuan Edi Ramën me McGonigal, ish-zyrtarin e lartë të FBI-se që gjendet nën arrest
“Dua të sjell në vëmendjen e madhe se Juria e Madhe e San Françiskos, ka urdhëruar hetimin e çdo regjistrimi, materiali, dokumenti, personi, përfshi këtu telefonat, emailin, aplikacionet e enkriptuara, mesazhet zanore, midis Charles McGonigal për pikat që vijojnë:
Agron Nezës, Tomas Fitzgerald- bashkëpunëtor i McGonigal, Lou Bladel- i kontraktuar nga Edi Rama për veprimtari me pamje të parë policinë, por në fakt kundër opozitës, qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe çdo personi të lidhur me qeverinë e Republikës së Shqipërisë…”
Berisha tha se PD do të krijojë komision hetimor parlamentar me qëllimin e bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e SHBA për zbardhjen në çdo detaj të kësaj cështje.
“Çdo shqiptar e ka të qartë se ky kryeministër është turpi, është faqja e zezë e këtij vendi dhe do mbetet i tillë në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.
Ndaj siç kam deklaruar, përsëris edhe njëherë vendosmërinë e PD për të udhëhequr revolucionin demokratik dhe përmbysjen e këtij regjimi me një lëvizje të fuqishme popullore të paparë ndonjëherë në Shqipëri”, tha ai
Berisha u pyet edhe mbi vendimin e Kuvendit për ta përjashtuar 10 ditë nga punimet parlamentare. Ai u përgjigj se seancën tjetër do të jetë “duke përgatitur protestën më të fuqishme që Tirana ka njohur ndonjëherë”.
“Java që vjen do të jetë java e veprimtarisë intensive të Sali Berishës. Parlamenti i Lindës dhe i Ramës është parlamenti i turpit në historinë e vendit.
Ndaj dhe do të ketë një veprimtari intensive dhe e garantoj që beteja do të zhvillohet në çdo skaj të Tiranës, në çdo sallë. Të enjten jam në përgatitje të protestës më të fuqishme që Tirana ka njohur. Ky është veprimtaria e Sali Berishës”, tha ai. Berisha u fokusua tek protesta që sipas tij do të jetë e pandalshme
“Skenari do të jetë një protestë e qendrueshme deri në rrëzimin e Edi Ramës, shumëformëshe.
12 nëntori ishte protesta më e madhe, para saj ka pasur vetëm një protestë aq të madhe 7 korriku, në 6 dhjetor Rama bllokoi cdo gjë. Por tani kalohet në fazën përfundimtare, në protestën e qëndrueshme deri në rrëzimin e Ramës. Kur do jetë do vendoset në forumet e partisë, me aleatët. Me Ramën nuk ka zgjedhje, Rama meriton largimin e menjëhershëm dhe procedimin penal. Një armik i Kushtetutës, Rama e them me bindjen më absolute, nuk mund të mos i them kur shoh se ka përdorur asete ruse kundër opozitës.
Kam thënë se PD nuk merr pushtet tjetër përvecse me zgjedhje, por Rama duhet të japë dorëheqjen një minutë e më parë. Edi Rama është një kriminel ndërkombëtar. Ka kryer një akt të rëndë kundër vendit të tij dhe partnerit kryesor strategjik të Shqipërisë”.
A do shkojë Berisha në zgjedhje me Ramën kryeministër?
“Nis lëvizja finale për rrëzimin e Ramës, data, muaji, dita, janë qëllimi, rrëzimi i Ramës është destinacioni absolut. Kjo opozitë ka për mision përmbysjen e këtij regjimi”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje