Politike

Arrestimi i agjentit të FBI, Meta: Ndryshimi do jetë me çdo çmim. Çmimin le ta zgjedhë Rama

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, doli në një deklaratë për mediat për dosjen “McGonigal”.  

“Çdo përpjekje e Ramës për t’ju shmangur përballjes me të vërtetën, përfshirë dhe hetimin parlamentar për këtë aferë skandaloze korrupsioni, është një konfirmim i fajësisë së tij e tentativë e dëshpëruar për t’ju fshehur si skuth llogaridhënies së pashmangshme

Asnjë shqiptar s’do pranojë të ketë një kryeministër zyra e të cilit është e inkriminuar deri në grykë në veprimtari të paligjshme.

Përdorimi i McGoningal në mënyrë të paligjshme e korruptive nga Rama në postin e kryeministrit kundër opozitës e kundërshtarëve politik, është shumë me flagrantë, më i gjerë dhe më i thellë se faktet e ekspozuara publikisht deri tani.

Hetimi i kësaj çështje nga SHBA, shumë i rëndësishëm”, tha ai. Meta u pyet edhe për deklaratën më herët të Berishës se nuk mund të ketë zgjedhje me Ramën.  

“Për mua Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Ndryshimi për ne do jetë me çdo çmim. Çmimin le ta zgjedhë Edi Rama.

Ne çmimin e shpërbërjes së Shqipërisë, shkatërrimin e demokracisë nuk e pranojmë dhe Rama bën mirë ta zgjidhë me një çmim sa më të arsyeshëm për veten e tij e të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë. Do ishte kontribut i tij për reformën në drejtësi”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë