Bota

Përsëritet ngjarja e Floyd në SHBA, policia rreh për vdekje të riun me ngjyrë. Fillojnë protestat në Memphis

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Memphis, të SHBA-së, ku një 29-vjeçar me ngjyrë me emrin Tire Nichols është arrestuar dhe dhunuar nga pesë policë, ku tre ditë më vonë ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.

Ngjarja ka ndodhur më 7 janar, ku 29-vjeçari është ndaluar nga policia rrugore dhe më pas ka filluar dhuna nga 5 policët.

Në publikimin e disa videove të kamerave të sigurisë shfaqen policët duke shkelmuar dhe goditur të riun.

Amerikanët po e shohin këtë ngjarje si një pasim i vrasjes së George Floyd.

Menjëherë pas publikimit të pamjeve, kanë filluar protestat në rrugët e Memphis dhe në disa qytete të tjera të SHBA-së.

Shumë protestues mbanin pankarta lart duke kërkuar drejtësi për Nichols dhe fundin e “terrorit policor”.

Protestuesit po ashtu bllokuan disa rrugë dhe një autostradë kryesore në Memphis.

Protestat në të gjithë vendin ishin kryesisht paqësore.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë