Ne rrjet

Japonia dhe Holanda i bashkohen SHBA-së në luftën teknologjike kundër Kinës me një marrëveshje ‘sekrete’

Japonia dhe Holanda do të ndalojnë eksportin e mjeteve të krijimit të çipave pas një marrëveshje me SHBA-në për të ndaluar Kinën në qëllimin e saj për tu bërë një superfuqi në armët teknologjikle.

Burime të njohura me situatën thanë se marrëveshja u arrit te premten në Shtëpinë e Bardhë. Kjo vjen 3 muaj pasi Uashingtoni vendosi një barrierë të tillë për kompanitë amerikane.

Marrëveshja shënon një moment historike me SHBA-në që gjen aleatë për të minuar fuqiën e Kinës në industrinë e saj të gjysmëpërçmuesve. Administrata e Joe Biden ka qenë në negociata prej dy vitesh me këto vende. Kompanitë në Japoni, Holandë dhe SHBA janë të shqetësuara për tregun e prodhimit të tyre.

Burimet thanë se shtetet nuk do të bëjnë publike detaje nga marrëveshja sepse është diskutim delikat.

Uashingtoni donte t’i jepte hapësirë ​​Japonisë dhe Holandës për të vendosur se si të komunikonin kufizimet. Mbetet e paqartë se çfarë mekanizmash do të përdorin vendet për të vendosur kufizime ndaj kompanive të tyre të mjeteve të çipave. Tokio dhe Haga janë gjithashtu të shqetësuara se po shihet se kanë nënshkruar një politikë amerikane që synon veçanërisht Kinën. Kryeministri holandez Mark Rutte këtë javë tha se ndërsa vëmendja e publikut mbi eksportet e mjeteve të çipave ishte përqendruar në Japoni, Holandë, SHBA dhe Kinë, diskutimi ishte “më i gjerë se kaq”./FinancialTimes


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë