Politike

Pas Berishës, edhe Meta dorëzon komisionerët në KQZ, Alibeaj të hënën

Partia e Lirisë ka dorëzuar kandidaturat për anëtar të KZAZ-ve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Nga shorti që hodhi KQZ, KZAZ-të me numër çift do t’i drejtojë PS, e ndërsa KAZAZ-të me numër tek do t’i drejtojë PD-ja.

Në KZAZ, 2 nga anëtarët do të jenë të PS-së, 2 të PD-së, 1 i PSD-së dhe një i PL-së.

Deri më tani, për anëtarët e KAZA-ve kanë dorëzuar kandidaturat Partia Demokratike dhe PL-ja e Ilir Metës.

Ndërkohe Enkelejd Alibeaj ka njoftuar se do të dorëzojë emrat të hënën atëherë kur është edhe afati i fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë