Bota

Rimburim të tatimit mbi vlerën e shtuar për turistët e huaj

“Presidenti i Filipineve Ferdinand Marcos ka miratuar një program të rimbursimit të tatimit mbi vlerën e shtuar për turistët e huaj deri në vitin 2024 për të tërhequr më shumë vizitorë’-njoftoi të dielën Zyra Presidenciale e Komunikimit (PCO).

Qeveria filipineze  mbledh një TVSH prej 12% për mallrat e konsumuara brenda vendit. Plani është të lejojë të huajt të marrin një rimbursim të TVSH-së për artikujt që po marrin nga Filipinet, ngjashëm me atë që ofrojnë shumë vende të tjera.

“Ky vendim është pjesë e propozimeve që një organizatë këshilluesve vendase nga sektori privat i paraqiti Marcos kohët e fundit për të nxitur industrinë e turizmit, duke përfshirë përmirësimin e infrastrukturës dhe operacioneve të aeroportit dhe promovimin e investimeve turistike’, tha PCO në një deklaratë.

Marcos ka miratuar gjithashtu nisjen e një vize në internet këtë vit për turistët kinezë, indianë, koreano-jugorë dhe japonezë.

Sipas Departamentit të Turizimit, Filipinet regjistruan 2.65 milionë vizitorë të huaj vitin e kaluar, të cilët sollën rreth 3.68 miliardë dollarë të ardhura, duke tejkaluar objektivin e 2022 prej 1.7 milionë turistësh.

Totali i vitit të kaluar përbëhej nga 2.02 milionë shtetas të huaj dhe  rreth 630 mijë emigrant të ardhur për pushime, i cili krahasuar me vetëm 163.879 turistë të regjistruar në vitin 2021 dhe ishte ende dukshëm më i ulët se niveli vjetor i para-pandemisë prej 8.26 milionë.

Qeveria synon të rrisë ardhjet e vizitorëve këtë vit në 4.8 milionë turistë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë