Bota

Covid në Kinë, zyrtarët thonë se valës aktuale po i vjen fundi

Zyrtarët kinezë të shëndetësisë thonë se valës aktuale të infektimeve me Covid-19 “po i vjen fundi”.

“Numri i rasteve të rënda dhe vdekjeve me Covid po vjen në rënie”, tha në një raport Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Në raport u vu në dukje se nuk ka pasur rritje rastesh as gjatë festave të Vitit të Ri hënor javën e kaluar.

Virusi shpërtheu nëpër qytete dhe qyteza kineze pasi autoritetet hoqën kufizimet zero-Covid në dhjetor. Megjithatë, normat e vizitave në klinika kanë rënë mbi 90% deri në janar dhe normat e shtrimit në spital janë ulur mbi 85%.

Në raportin e saj, CDC tha se gjatë festave të Vitit të Ri Hënor nuk ka pasur asnjë variant të ri dhe valës aktuale të vendit po i vjen fundi.

Në raport shkruhet se ka pasur edhe një rënie të numrit ditor të vdekjeve nga Covid të raportuar nga spitalet, nga një kulm prej 4300 vdekjesh në 4 janar në 896 vdekje më 23 janar.

Eksperti i sëmundjeve infektive Hsu Li Yang tha për BBC se kjo rënie e vdekjeve është parë pothuajse në çdo vend që përjeton një valë të madhe Covid.

“Ne do të dimë së shpejti nëse festimet e Vitit të Ri Hënor do të shkaktojnë një rritje tjetër të rasteve në Kinë, por nuk ka gjasa të përputhet me atë që u përjetua në dhjetor dhe në fillim të janarit 2023”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë