Nga Gazeta ‘SI’ – Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka njoftuar se tashmë qytetarët e Ballkanit Perëndimor mund të futen dhe të qarkullojnë në Shqipëri vetëm me mjet identiteti, vendim i komunikuar më herët në nismën Berlinit dhe Open Balkan.
“Në mbledhjen e qeverisë miratuam lëvizjen e lirë të shtetasve të BP-së në Shqipëri me mjet identiteti. Kjo është në kuadër të nismës së Berlinit dhe Ballkanit të Hapur për lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitalit dhe mallrave”.
Ai shtoi dhe se është miratuar plani për një Task-Forcë kundër krimit të organizuar dhe trafikun, me Maqedoninë e Veriut.
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimi, pjesë e konfercës pas mbledhjes së qeverisë tha se deri në fund të muajit shkurt do të miratohet rritja e pagës për punonjësve në fushën e IT-së.
Pyetur për arrestimin e sekretarit të Përgjithshëm në MFE për shpërdorim detyre, ministrja tha se është në dorë të drejtësisë.
“Ne nuk jemi as gjykatës, as hetues. Ne kemi pasur një qëndrim për çështjet në hetim, ja kemi lënë në dorë drejtësisë. Do presim si do shprehet drejtësia dhe do u bëjmë me dije.”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje