Sport

Tani është përfundimtare, tërhiqet Tom Bredi: S’mund të vazhdoj përgjithmonë!

Tani është përfundimtare, Tom Bredi njofton tërheqjen: S’mund të vazhdoj përgjithmonë!
Gazeta Si – Lojtari më i madh i historisë së futbollit amerikan njofton tërheqjen me një postim në Tuiter: “Këtë herë është përfundimtare”.

Tom Bredi ka njoftuar për herë të dytë tërheqjen nga bota e futbollit amerikan. Lojtari më fitues i këtij sporti, 45 vjeç, e ka bërë të ditur vendimin me një video prej 48 sekondash në Tuiter. Një vendim që vjen një vit pasi ai ndërroi mendje dhe që me shumë mundësi i kushtoi martesën me modeleln Zhizel Bundshen.

“Po futem direkt në temë. Po tërhiqem. Përgjithmonë, – ka shpjeguar Bredi. – Falënderoj secilin prej jush që më keni mbështetur dhe më keni bërë të jetoj ëndrrën time më të madhe. Nuk do të ndryshoja asgjë. Nuk mund të vazhdoj pa fund”.

Bradi tërhiqet pas 23 sezonesh, duke regjistruar një sërë rekordesh përveç atij të jetëgjatësisë. Ai ka fituar 7 tituj në Nfl si askush tjetër, 6 me Nju England Patriots dhe atë të dy viteve më parë me Bukanirs. Bredi ka rekordin historik të hedhjes (89.214) dhe të ‘Td pass’ (649).


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë