Politike

Mungoi në interpelancë, Rama në Twitter: Drejtësia amerikane, asnjë akuzë ndaj meje

Ndërsa Kuvendi ishte ndërprerë për të dytën herë pas debateve nga opozita që kërkonin Edi Ramën në Kuvend për shpjegime për dosjen “McGonigal” dhe jo ministren për Kuvendin, Elisa Spiropali, kryeministri ka reaguar në Twitter.

 “Kjo është një tallje e madhe dhe e shpifur e politikës pa din e as iman me ata që i shkojnë mbrapa kësaj politike figurash të diskredituara, të cilët duan të mbulojnë diellin me shoshë, ndërkohë që marrëdhëniet tona me SHBA dhe institucionet amerikane janë më të forta se kurrë.

Kush i ka dy fije mend e kupton se ç’është e tërë kjo histeri vetëgjyqësie politike e mediatike, mbi një gjyq në Amerikë për një zyrtar të FBI të cilin drejtësia e nongratave këtu pretendon se është korruptuar nga unë, ndërkohë që drejtësia amerikane s’ka asnjë akuzë a pretendim”, komentoi Rama në Twitter.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë