Seanca e të enjtes parlamentare u përfshi nga debate që kishin një qëllim: Pjesëmarrjen e kryeministrit Edi Rama në seancë për t’ju përgjigjur pyetjeve që një grup deputetësh të PD-së kishin kërkuar për dosjen “McGonigal”.
Rama nuk u paraqit dhe ia delegoi përgjigjet ministres për Kuvendin Elisa Spiropali që nuk u pranua nga opozita.
Paralelisht me debatin, ku mazhoranca vijonte me miratimin e pikave të rendit të ditës, nga deputetë të PD-së po mblidheshin firmat për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen McGonigal-Rama.
Një nisme që po bashkon gjithë deputetët e PD-së të cilët më herët u bashkuan edhe për të bashkëngjituir në një kohë si interpelancën e kërkuar nga grupi Alibeaj ashtu edhe misionin me debat të kërkuar nga deputetë të Berishës.
Nisma mësohet se është firmosur nga Bardhi e Tabaku krahas deputetëve të Berishës, (gjithsej 42) ndërsa mungon firma e Enkelejd Alibeajt
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje