Politike

Kryemadhi ironi Ramës: Është mësuar t’i delegojë kompetencat si me Portin e Durrësit

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ironizoi veprimin e fundit të Ramës duke ia deleguar interpelancën për çështjen ‘McGonigal’ ministres për Parlamentin, Elisa Spiropali.

 “Sot nuk isha pasive, isha vëzhguese. S’mbaj mend kur është deleguar ndonjë interpelancë, po ne jemi mësuar kur ai delegon firmën, ai as projektin e Durrësit se ka firmosur vetë. Qesharake është se mazhoranca edhe nëse dikur kishin ndopak tru, sot i ka humbur fare.

Rama s’i shpëton dot, do i vijnë marshallët e prokurorët do e çojnë para drejtësisë. Tashmë topi është në derën e SPAK” tha Kryemadhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë