Politike

Emigrantët e paligjshëm në Angli/ Sunak: Me Ramën kemi marrëveshje të re

Nga Gazeta Si- Kryeministri Rishi Sunak në një intervistë televizive për 100 ditët e qeverisjes i është rikthyer sërish çështjet se luftës ndaj emigrantëve të paligjshëm. Ai u shpreh se qeveria e tij është e vendosur që të luftojë këtë fenomen, duke bërë të qartë se ka një marrëveshje të re me qeverinë Rama.

“Së dyti veç Francës, kam një marrëveshje krejt të re me Shqipërinë. Shqipëria përbën 30 për qind të të gjithë emigrantëve të paligjshëm që futen në vend. Unë do të punoj me shqiptarët për të vendosur një marrëveshje të re që do të thotë për njerëzit që vijnë nga Shqipëria ilegalisht, ne do të jemi në gjendje t’i kthejmë të sigurt përsëri në Shqipëri dhe kjo tashmë po ndodh. Numri i kthimeve do të rritet gjatë vitit. Kjo marrëveshje është marrëveshje e re”, tha kryeministri britanik. Sakaq Sunak u shpreh i vendosur për zbatimin e marrëveshjes për t’i dërguar emigrantët e paligjshëm në Ruandë.

“Në shumicën dërrmuese të rasteve, shtoi ai, ata do të dërgohen në “një vend alternativ të sigurt, qoftë ai nga kanë ardhur, nëse është i sigurt, si Shqipëria, apo, në të kundërt, Ruanda”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë